Foto:rtsh

Foto:rtsh

Përfundojnë punimet në lotin 2 të Unazës Lindore në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky segment, i cili tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjitha automjeteve.

Loti 2 është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG-u deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 metra, 12 metra secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra, bën të ditur “RTSH”.

Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore. (Irma)