Zjarret (Foto Atsh)

Zjarret (Foto Atsh)

Nuk ka përmirësim të situatës së zjarreve në Shqipëri, me vatra të reja zjarri që nisin çdo ditë në të katër anët e vendit.

Në përditësimin e fundit të situatës, drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Robert Hysenllari, njoftoi se 27 vatra të reja zjarri ishin raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 20 u vunë nën kontroll.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se në aksionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 411 forca operacionale te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor, forca vullnetare, 31 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter “Cougar”. (Elona)