Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të hënën në mbrëmje se udhëheqësi i al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, ishte vrarë në një sulm me dron në Kabul, Afganistan.

“Unë autorizova një goditje precize që do ta largonte atë nga fusha e betejës”, -tha Biden në një fjalim të drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se nuk kishte viktima civile, bën të ditur “Xinhua”.

Al-Zawahiri u bë kreu i Al-Kaedës në vitin 2011 pasi udhëheqësi i saj prej kohësh, Osama bin Laden, u vra nga forcat amerikane në Abbottabad, Pakistan, gjatë një bastisjeje.

Njoftimi i Biden erdhi gati një vit pasi ushtria amerikane përfundoi një tërheqje nga Afganistani, që e pushtoi si përgjigje ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 të kryera nga operativët e Al-Kaedës kundër objektivave në tokën amerikane, të cilat vranë afro 3000 njerëz. (Elona)