Foto: RTSH

Foto: RTSH

Mijëra forca policore janë në terren në të gjithë Shqipërinë për t’iu gjendur pranë çdo turisti sa herë që të ketë nevojë. Policia e Shtetit, në një njoftim publik, bën të ditur se efektivët e saj janë pranë turistëve në çdo port, aeroport, në çdo pikë kalimi kufitar, për t’iu ofruar shërbim cilësor me bazën logjistike bashkëkohore.

Gjatë 2 muajve të këtij sezoni turistik, Shqipëria, sipas policisë së shtetit, është shndërruar në vendin e preferuar të vizitorëve, eksploruesve dhe turistëve nga mbarë bota.

“Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht gjatë këtyre muajve, për të garantuar një sezon turistik veror sa më të sigurt dhe vijon angazhimin nga veriu në jug, deri në mbyllje të sezonit, për të rritur parametrat e sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike”, -thuhet në njoftimin e policisë.