Foto: VCG

Foto: ATSH

Dita e parë e muajit gusht ka shënuar fluks udhëtarësh në portin e Durrësit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në faqen e vet zyrtare, informoi se falë organizimit dhe koordinimit të punës mes të gjitha instancave që operojnë në portin e Durrësit, vetëm mëngjesin e së hënës u përpunuan në kohë rekord 4700 udhëtarë dhe rreth 2700 automjete.

Administrata e portit ka marrë të gjitha masat për punën pa vonesa dhe krijimin e lehtësive të nevojshme për udhëtarët.

Prej 21 korrikut kanë nisur lundrimet me dy rrugë në ditë nga porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas. Me qëllim përballimin e hyrjes së udhëtarëve në rrugë detare, ky proces do të realizohet në varësi të fluksit dhe në koordinim me autoritetet detare. (Elona)