Foto Facebook Ministria e Financave dhe Ekonomise

Foto Facebook Ministria e Financave dhe Ekonomise

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi hyrjen në fuqi prej 1 gushtit të zbatimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë.

Përmes një njoftimi zyrtar në “Facebook”, ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Marrëveshja është ratifikuar në vitin 2019 dhe synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e periudhave të vjetërsisë në punë, tha Ibrahimaj.

Marrëveshja me Kanadanë vjen pas njohjes së sigurimeve shoqërore me Italinë. (Irma)