Foto: RTSH

Foto: RTSH

Në raportimin e përditshëm për situatën me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në 24 orë janë vënë nën kontroll 8 vatra zjarri dhe aktive mbeten 3 të tjera.

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari, deklaroi se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, Shërbimi Pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative, raporton “RTSH”.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se për shuarjen e vatrave të zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe dy helikopterë nga Greqia.

Hysenllari tha se strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri, për mbajtjen nën kontroll të situatës kritike me zjarret në të gjithë vendin. (Irma)