Foto: RTSH

Foto: RTSH

“Junior Fest Albania” është festivali kombëtar për fëmijët e moshave 9-14 vjeç, i cili zhvillohet ekskluzivisht nga Radiotelevizioni Shqiptar, si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së.

Kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian “Junior Eurovision Song Contest”, i cili do të zhvillohet në Yerevan të Armenisë, më 11 dhjetor 2022.

Ky produksion do të vijë me një formulë krejt të re, në formën e një spektakli që do të zhvillohet në Tiranë në shtator të këtij viti, njofton “RTSH”.

Dorëzimi i materialeve do të bëhet deri më 5 shtator. (Irma)