(Foto:Facebook Ministria e Shendetesise)

(Foto:Facebook Ministria e Shendetesise)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në kuadër të miratimeve të ndërmarra nga qeveria shqiptare është dhe një vendim që do t’i vijë në ndihmë fëmijëve talasemikë, që kanë nëvojë për transfuzione të vazhdueshme të gjakut.

Ministrja Manastirliu njoftoi vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e rrjetit të dhurimit vullnetar të gjakut nga nëpunësit e administratës shtetërore.

Sipas ministres, vitet e fundit ka pasur një angazhim shembullor të të gjithë strukturave dhe atyre që kanë pasur vullnetin për të dhënë gjak në periudha të caktuara të vitit.

“Kemi vendosur që të kemi të konsoliduar një kalendar të posaçëm i organizuar nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut dhe nga institucionet e administratës shtetërore. Edhe për ata që dhurojnë gjak do të ketë vlerësime dhe përparësi, si promovim i mëtejshëm i këtij akti që është jo vetëm human, por edhe një përgjegjësi qytetare”, -deklaroi ministrja Manastirliu. (Irma)