Foto: Facebook kryetari i Bashkise Fier Armando Subashi)

Foto: Facebook kryetari i Bashkise Fier Armando Subashi)

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, njoftoi nismën më të re të nisur në qytet, “Vera në bibiotekë”, që sipas tij u ka dhënë gjallëri ambienteve të rehabilituara të bibliotekës “Dritëro Agolli”.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Subashi bëri të ditur se projekti synon t’i afrojë fëmijët sa më shumë me librin. Sipas tij, është menduar si një mënyrë argëtimi dhe mësimi nëpërmjet lojërave të shumta, pa lënë mënjanë misionin primar të kësaj nisme, nxitjen për të lexuar.

Ai thekson se rehabilitimi dhe rikonceptimi i ambienteve të saj, ka ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimit, kushteve dhe mundësisë për të afruar sa më shumë adhurues të librit. Sipas Subashit, projekti “Vera në Bibiotekë” mbledh fëmijët anëtarë të rregullt për të qenë së bashku për dy javë në një kamp veror. (Irma)