Foto: VCG

Foto: VCG

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se janë rritur depozitat bankare në monedhë të huaj. Për muajin qershor ato shënuan rritje me 0.78% me bazë mujore, duke e bërë kështu valurën mondedhën e preferuar të shqiptarëve për depozitat bankare.

Në një njoftim të BSH-së thuhet se ndikimin më të madh në totalin e kursimeve në valutë e dhanë korporatat financiare dhe më pak individët.

Për të dyja llojet e monedhave që janë më të përdorshmet në tregun vendas (euro dhe dollar) rritja ka ardhur nga llogaritë pa afat, teksa normat e ulëta të interesit nuk nxisin mbajtjen e kursimeve me afat të gjatë.

Me bazë vjetore (qershor 2022/qershor 2021), depozitat janë rritur me 8.1%. Mbi 80% e kësaj rritjeje ka ardhur nga kursimet në valutë.

BSH-ja bën të ditur se, në totalin e depozitave bankare, kursimet në valutë në fund të qershorit zunë 56.1% nga 53.8% në të njëjtin muaj të një viti më parë. (Irma)