100 vjet marredhenie me SHBA (Foto Atsh)

100 vjet marredhenie me SHBA (Foto Atsh)

Në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të Kinostudios, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën “Muaji i kinemasë shqiptare”, për të risjellë në vëmendjen e artdashësve perlat e kinematografisë.

Prej disa kohës, në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, paraqiten postera të filmave të njohur, si “Përrallë nga e kaluara”, “Flutura në kabinën time”, “Dimri i fundit”, “Njeriu me top”, “Beni ecën vetë”, “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Mësonjëtorja”, e shumë tituj emblemë të ekranit shqiptar.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes këtyre postimeve u ka bërë homazh aktorëve dhe regjisorëve të talentuar, që kanë sjellë për publikun vepra të pavdekshme të kinematografisë.

70 vjet Kinostudio shqiptare (Foto Facebook Ministria e Kultures)

70 vjet Kinostudio shqiptare (Foto Facebook Ministria e Kultures)

Në një mbrëmje festive, në kuadër të 70-vjetorit të Kinostudios, ministrja Margariti deklaroi se 70 vjet më parë u përurua Kinostudioja “Shqipëria e Re”, një kinema unike dhe e rëndësishme, që krijoi qindra karaktere, ilustroi mijëra vende e ngjarje. Sipas saj, sot ajo mbetet burim i rëndësishëm studimi për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të 70 viteve të fundit. (Irma)