Ministria e Mbrojtjes (Foto Atsh)

Ministria e Mbrojtjes (Foto Atsh)

442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe vullnetarë janë angazhuar në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit në thuajse të gjithë territorin shqiptar.

Në përditësimin e të dhënave mbi situatën e zjarreve në Shqipëri, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, tha se në 24 orët e fundit është bërë e mundur shuarja plotësisht e 20 vatrave zjarri.

Veç efektivëve, në luftën me zjarret janë angazhuar edhe 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter, që ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil të Bashkisë Krujë.

Zëvendësministrja Bici përsëriti thirrjen për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. “Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës”, -tha Bici. (Elona)