Porti i Durresit (Foto RTSH)

Porti i Durresit (Foto RTSH)

Porti i Durrësit po punon me kapacitet të plotë për të shmangur radhët apo pritjet e gjata në dalje, pasi korriku ka sjellë shtim të hyrjeve e daljeve të pasagjerëve. Vetëm në fundjavë pati 12.755 pasagjerë, mes të cilëve 10.176 kanë hyrë në Shqipëri, bën të ditur “RTSH”. Kthimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për pushime verore ka shënuar rritje. Që nga data 21 korrik kanë hyrë në veprim lundrimet vajtje-ardhje brenda ditës nga porti i Durrësit drejt porteve italiane, me qëllim përballimin e fluksit të lëvizjeve, që aktualisht është i përqendruar në hyrje.

Bashkë me pasagjerët janë përpunuar edhe 3822 mjete, trajlera dhe kamionë. Nga ana e autoritetit portual po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur radhët apo pritjet e gjata në dalje.

Transporti i udhëtarëve ka pësuar rritje përgjatë 6-mujorit të parë të vitit, ku tragetet kanë kryer 440 lundrime vajtje-ardhje, duke transportuar 223.298 udhëtarë dhe 43.378 kamionë, mjete dhe trajlera, duke reflektuar një rritje me 26% krahasuar me janar-qershorin 2021. (Elona)