Energjia elektrike (Foto Lapsi.al)
Kryeministri Edi Rama, në takimin dyditor me kryebashkiakët, për paraqitjen e bilanceve të qeverisjes vendore, deklaroi se qeveria ka garantuar deri më tani që mos të rrisë çmimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.
Rama tha se çmimi i energjisë është rritur nga një vit më parë dhe pavarësisht se shteti është munduar të kompensojë diferencën që mos të ndihet në popullatë, mund të arrijë një pikë kritike dhe në atë rast do të mund të merren masa, shkruan “RTSH”.
Kryeministri bëri apel për të kursyer përdorimin e energjisë elektrike, teksa bëri të ditur se, qeveria ka gati një plan emergjence për reduktimin e energjisë me fasha orare.
“Është përgatitur plani i shkurtimeve, por është emergjencë. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Duhet të kursejnë të gjithë, sepse përballë një krize që ka pushtuar botën duhet të ndërgjegjësohemi për mos të shpenzuar kot energjinë elektrike”, -tha Rama. (Irma)