Mesdheu qëndror po ndikohet nga vala intesive e të nxehtit nga Afrika ku gjatë fundjavës priten temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë.

[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Sipas meteorologëve, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, por temperaturat do të jenë shumë të larta, që do të shkojnë deri në 40 gradë celsius, bën të ditur “RTSH”.

Temperaturat më të larta do të shënohen në zonat e ulëta, ndërsa termometri do të shënojë më pak në ato malore dhe bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, Era do të jetë drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. (Irma)


Lexoni>>>

Disa këshilla për “shpëtimin” nga temperatura e lartë