Instituti i Statistikave përllogariti se inflacioni në muajin qershor, sipas metodologjisë së EUROSTAT-it, për Shqipërinë ishte 6.6%, rreth 0.8% më i ulët se matjet kombëtare.
[Foto:VCG]
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT-i në raportin zyrtar, Shqipëria renditet në mesin e 5 vendeve me inflacionin më të ulët. Në muajin qershor, inflacioni mesatar në Europë ishte 9.6%.
Sipas matjeve nga metodologjia e EUROSTAT-it, rritja më e madhe e çmimeve prej 15.8% vërehet në grupin “transporti”, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 11.1%, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.5%, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3.9%.
Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës. (Irma)