Covid ne Shqiperi (Foto Rtsh)

Covid ne Shqiperi (Foto Rtsh)

Që prej nisjes së saj në fillim të vitit 2020, pandemia Covid-19 ka cënuar rëndë shëndetin e popullatës.

Humbjet e jetëve, mbi 3500 persona, përmbysën progresin që Shqipëria kishte bërë në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë.

Sipas Institutit të Statistikave, jetëgjatësia në vitin 2021 arriti në 76.5 vite nga 79 vite që ishte në vitin 2019 para pandemisë, bën të ditur “RTSH”.

Nga viti 2019 në vitin 2021 jetëgjatësia e shqiptarëve është shkurtuar me 2.5 vite, një nga shifrat më të larta në Europë. (Irma)