Festivali folklorik (Foto Facebook Ministria e Kultures)

Festivali folklorik (Foto Facebook Ministria e Kultures)

Tirana priti edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Grupeve Folklorike.

Në sheshin “Italia”, në kryeqytetin shqiptar, qytetarët patën mundësi të ndiqnin performancat e valleve të grupeve artistike folklorike nga vende të ndryshme të botës.

Në festival ishin të pranishme grupe folklorike nga Greqia, Serbia, Rumania, Turqia, Sllovakia, Ukraina, Kili, Azerbajxhani e Kolumbisë, ndërsa të ftuarit specialë ishin arbëreshët.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, priti një grup përfaqësues të trupave pjesëmarrëse. Përmes një postimi zyrtar në “Facebook”, ministrja Margariti tha se ngjyrat e flamujve dhe kostumeve popullore nga shtete të ndryshne të botës mbushën Ministrinë e Kulturës.

Organizatorët e këtij eventi shprehën dëshirën për ta kthyer këtë festival në një traditë, për të shijuar madhështinë e grupeve folklorike. (Irma)