Nga llogaria e ambasadorit Zhou Ding në Facebook

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, ka përshëndetur çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, ambasadori e quan një hap të rëndësishëm të shqiptarëve, ndërsa shton se pret më shumë përparime të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Urime për hapjen zyrtare të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian! Shumë kënaqësi për këtë hap të rëndësishëm të shqiptarëve. Pres më shumë përparime të Shqipërisë për anëtarësimin në BE”, -thuhet në mesazhin e ambasadorit të Kinës. (Elona)