Bimët mjekësore aromatike (Foto aa.com.tr)

Bimët mjekësore aromatike (Foto aa.com.tr)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se masa e mbështetjes për mbjelljen e bimëve mjekësore aromatike me 908 aplikantë ka deri tani 80 përfitues me rreth 50 milionë lekë.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022 ofron subvencionim për mbjellje bimësh mjekësore e aromatike me 60 mijë lekë për ha, por jo më shumë se 1.000.000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh.

Sipas njoftimit të publikuar nga ministria, bimët mjekësore dhe aromatike janë një nga zërat e rëndësishëm të eksporteve shqiptare.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë eksportuar bimë mjekësore aromatike me vlerë prej 54 milionë dollarë. (Fatosi)