Banka e Shqiperise (Foto Telegrafi.al)

Banka e Shqiperise (Foto Telegrafi.al)

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se numri i transaksioneve nëpër terminalet POS dhe ATM gjatë muajit maj është rritur krahasuar me prillin 2022.

Sipas një raporti të publikuar nga BSH-ja, numri i transaksioneve të tërheqjeve nga pikat e ATM, ka arritur në 1.7 milionë veprime tërheqjesh dhe 47 mijë veprime depozitimesh.

Në vlerë, shqiptarët kanë tërhequr 23 miliardë lekë gjatë muajit maj ose 192 milionë euro dhe kanë depozituar 2.5 miliardë lekë, ose 21 milionë euro.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë njoftojnë se numri i POS dhe ATM-ve të vëna në shërbim nga bankat për qytetarët ka ardhur gjithnjë e në rritje.

Në rang vendi, regjistrohen rreth 822 makineri ATM, nga të cilat 59% janë vendosur në qarkun e Tiranës, si dhe 13.741 terminale POS, 83% e të cilave janë vendosur po në qarkun e Tiranës. (Fatosi)