Bashkepunimi policor Kine-Kroaci (Foto Sina.cn)

Bashkepunimi policor Kine-Kroaci (Foto Sina.cn)

Kroacia dhe Kina njoftuan nisjen e një patrulle të tretë të përbashkët policore, pas një pezullimi dyvjeçar për shkak të pandemisë, njofton “Xinhua”.

Patrulla në Kroaci do të shënonte herën e parë që policia kineze do të kryejë misione patrullimi jashtë shtetit që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë ceremonisë së nisjes në Ambasadën e Kinës në Kroaci, ambasadori Qi Qianjin tha se Kroacia është vendi i parë i Evropës Qendrore dhe Lindore që kryen një patrullë të përbashkët policore me Kinën, për të mbrojtur më mirë interesat e turistëve kinezë dhe kinezëve jashtë shtetit në Kroaci.

Sipas tij, kjo nismë do të thellojë bashkëpunimin dypalësh në turizëm, zbatimin e ligjit dhe siguri.

Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Kroacisë. Ambasadori Qi tha se ka besim se patrulla e përbashkët do të zgjerojë besimin e ndërsjellë dhe do të forcojë miqësinë e vendeve.

Velimir Tisma, kreu i Shërbimit të Parandalimit të Departamentit të Policisë së Zagrebit, tha se patrullimet e përbashkëta të policisë gjatë sezonit të udhëtimit të Kroacisë janë një aspekt jetik i bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë kroate, duke luajtur një rol thelbësor në mbrojtjen dhe tërheqjen e turistëve të huaj.

Patrulla e përbashkët synon t'u shërbejë kinezëve jashtë shtetit në Kroaci dhe të rrisë ndjenjën e tyre të sigurisë në vend, shtoi Tisma.

Tetë policë kinezë do të kryejnë patrullimin e përbashkët njëmujor në kryeqytetin Zagreb, qytetin bregdetar perëndimor të Zadarit, Parkun Kombëtar të Liqeneve të Plitvicës dhe qytetin jugor të Dubrovnikut. (Fatosi)