Parlamenti i Maqedonise se Veriut pas votimit te rezolutes se propozuar nga ish-presidenca franceze e BE-se per integrimin europian (Foto Xinhua

Parlamenti i Maqedonise se Veriut pas votimit te rezolutes se propozuar nga ish-presidenca franceze e BE-se per integrimin europian (Foto Xinhua)

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi për miratimin e konkluzioneve mbi propozimin francez të paraqitur nga shumica qeverisëse për kuadrin negociator për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), njofton “Xinhua”.

Gjashtëdhjetë e tetë nga 120 deputetë votuan pro projekt-konkluzioneve të dorëzuara në Parlament nga partitë në pushtet Bashkimi Social Demokrat i Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Në ditën e tretë të diskutimeve pati debate të nxehta mbi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut të propozuar nga presidenca franceze e BE-së më 30 qershor për të zgjidhur konfliktet me Bullgarinë.

Konkluzionet i japin udhëzime të qarta qeverisë se çfarë duhet të negociojë gjatë procesit të anëtarësimit në BE, duke kërkuar respekt të pakushtëzuar të identitetit, gjuhës, karakteristikave kulturore dhe historike të popullit të Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në BE dhe ka vënë veton ndaj ofertës së integrimit të vendit në BE, duke kërkuar pranimin e saj që gjuha e Maqedonisë së Veriut rrjedh nga bullgarishtja dhe duke i kërkuar vendit që të njohë pakicën bullgare atje. Megjithatë, më 24 qershor Bullgaria vendosi të heqë veton e saj dyvjeçare në ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke bërë të mundur që vendi të fillojë bisedimet e pranimit në BE.

Miratimi i konkluzioneve për propozimin francez, i cili u prezantua nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, mundëson nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë. Të dyja vendet kanë pritur që nga marsi 2020 për të mbajtur takimet e tyre të para ndërqeveritare me BE-në. (Fatosi)