Covid-19 vazhdon të jetë aktiv në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të fundjavës njoftonin se 6030 qytetarë janë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Infektimet brenda një dite shënojnë shifra të frikshme, deri në 1000 raste.

Aktualisht në spitalin Covid3 po marrin trajtim 34 pacientë.

Numri i të shëruarve në vend po shkon drejt 279 mijë ndërsa humbjet e jetës në 3514 mijë qytetarë.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të përsëritin thirrjet për vaksinimin e popullatës. (Fatosi)