Foto: RTSH

Foto: RTSH

Presidenti shqiptar Ilir Meta firmosi protokollet e Traktatit të Atlantikut të Veriut për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë organizatë, njofton “RTSH”.

Për presidentin Meta anëtarësimi i këtyre vendeve në aleancë është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik që do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në NATO.

Shqipëria ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur për anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

“Së bashku qëndrojmë më të fortë”, -shkruan me këtë rast Presidenca shqiptare.

Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar zyrtarisht më 18 maj kërkesat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO. (Fatosi)