Foto:VCG

Foto:VCG

Qeveria shqiptare ka vendosur që përmes buxhetit të shtetit të shtojë një operator shtesë për pastrimin e qyteteve bregdetare për mbarëvajtjen e sezonit turistik, njofton “RTSH”.

Ky operator do të punojë krahas operatorëve të kontraktuar nga bashkia për të mbajtur të pastra qytetet ku për shkak të sezonit veror fluksi është tepër i lartë duke sjellë një ndotje më të mëdha.

Në zonat turistike pastrimi do të jetë çdo 24 orë në mënyrë që pastërtia të kthehet në një aset për përthithje e turistëve të huaj gjithnjë e më shumë.

Prej disa kohësh në të gjithë vendin po zhvillohet një aksion masiv pastrimi. (Fatosi)