Policia e Durrësit ka mundësuar lirimin e hapësirave publike nëpër plazhe.

Gjatë operacioneve të ndërmarra së fundi, Policia e Durrësit njoftoi se është finalizuar lirimi i hapësirës në vijën bregdetare në zonën e Porto Romanos.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan qindra komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse dhe nisi procedim penal për pesë persona.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. (Irma)