Kurban bajrami (Foto Rtsh)

Kurban bajrami (Foto Rtsh)

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Me këtë rast, kryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë shqiptarët dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shtrijnë dorën e vëllazërimit njëri-tjetrit.

Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, kreu i KMSH u kërkon qytetarëve të jenë mbështetje për të varfrit dhe ta duan njëri-tjetrin, përcjell “RTSH”.

“Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë Shqiptarëve! Silluni mirë me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërimit ndërmjet jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit. Jini mbështetje për të varfrit. Bëhuni inkurajues për të sëmurët, dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët”, -shkruan ndër të tjera në mesazhin urues kryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar. (Irma)