Kryeministri Edi Rama deklaroi se rreth 30 mijë turistë janë futur në Shqipëri përmes Portit të Durrësit gjatë muajit qershor.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Shqipëria po përparon për t’u bërë kampione e Ballkanit në turizëm.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë dekadë si një dhjetëvjeçar të transformimit epokal në Shqipëri.

“30 mijë turistë kanë zgjedhur të hyjnë përmes Portit të Durrësit për të kaluar pushimet në Shqipëri, gjatë muajit qershor. Shqipëria turistike ka hyrë në rrugën për t'u bërë kampione e Ballkanit në turizëm, në këtë dekadë transformimi epokal”, -shkruan Rama në “Facebook”, citon “RTSH”. (Irma)