VCG

VCG

BE-ja duhet t'i rikthehet respektimit të traditave kombëtare dhe të përpiqet për arritjen e unitetit në diversitet, jo për bashkimin e centralizuar, u shpreh presidenti çek Miloš Zeman në një intervistë të posaçme për Grupin Mediatik të Kinës.

Zeman është i mendimit se BE-ja duhet të shmanget nga bërja viktimë e konflikteve. Forca e BE-së vjen nga shtetet e ndryshme kombëtare, jo nga burokracia e centralizuar e Brukselit, u shpreh ai, duke vënë në dukje se BE-ja duhet të përpiqet për të formuar lidhje ekonomike me Rusinë, për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik me përfitime të ndërsjella dhe për të ruajtur paqen në kontinentin evropian.

Duke folur për situatën e përçarjes në Grupin e Vishegradit, Miloš Zeman theksoi se katër vendet që përbëjnë këtë grup kanë qenë fqinje në histori e gjeografi e do t'i kapërcejnë si përherë vështirësitë e tanishme.

"Vetëm nëse jemi të bashkuar mund të bëjmë shumë gjëra në Evropë, përndryshe do të kthehemi në gur shahu të fuqive të mëdha. Unë personalisht do të bëj të gjitha përpjekjet për të garantuar që katër vendet e grupit të ecin përpara dhe të rikthehen së bashku, për të kapërcyer vështirësitë e sjella nga politikanët që duan famën kalimtare të medias, duke kapërcyer problemet tona të tanishme," u shpreh kreu i shtetit çek. (Xu Guang)