Ministria e Shendetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale njoftoi për rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19, ndërsa kanë filluar të regjistrohen edhe rastet e humbjes së jetëve.

Dita e shtunë shënoi 671 raste të reja, ndërsa u kryen 1943 testime. Ndër to, 366 raste u regjistruan në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë u bëri sërish thirrje qytetarëve mos të neglizhojnë vaksinimin, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. (Fatosi)