Jo qese (Foto Facebook Agjencia e Mjedisit)

Jo qese (Foto Facebook Agjencia e Mjedisit)

Nga 1 korriku kanë nisur penalitetet për tregtuesit të cilët shkelin ligjin që ndalon qeset plastike njëpërdorimëshe.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ndërgjegjësimi mjedisor ka një rol efektiv në krijimin e vetëdijes njerëzore për mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë.

MTM-ja njoftoi se gjatë kësaj jave i është kushtuar shumë rëndësi informimit dhe ndërgjegjësimit të përfaqësuesve të biznesit dhe qytetarëve në shumë qytete të vendit, për ndalimin e përdorimit të qeseve të dëmshme plastike.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se qytetarët kanë nevojë të rrisin vetëdijen e tyre për përdorimin e çantave prej material tekstili shumëpërdorimshe, për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës njerëzore. (Irma)