Ministrja e Ekonomise Delina Ibrahimaj (Foto Rtsh)

Ministrja e Ekonomise Delina Ibrahimaj (Foto Rtsh)

Rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit, prej ndikimit të pandemisë dhe konfliktit Rusi-Ukrainë, ka bërë që shumë projekte infrastrukturore të ngadalësohen dhe punimet e tyre të shtyhen përtej afateve të mbarimit. Në mbështetje të kompanive qeveria ka dërguar në Kuvend një akt normativ që do të kompensojë ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut, bën të ditur “RTSH”.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se nga ky akt normativ do të përfitojnë 300 kompani dhe theksoi se ky fond është pjesë e paketës antikrizë.

Ministrja tha se të gjitha përpjekjet janë fokusuar në reduktimin e efekteve negative të krizës në një kohë që sektori i ndërtimit përmban 8.3% të PPB-së së vendit. (Irma)