QSUT (Foto Rtsh)

QSUT (Foto Rtsh)

Në urgjencën polivalente në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë së fundi është vënë re fluks pacientësh. Në këtë urgjencë përballohen edhe ato të ish-spitalit Infektiv të cilat zënë rreth 100-120 raste në ditë.

Fluksi i lartë i urgjencave sforcon strukturat e triazhimit, të diagnostikimit dhe mjekimit të pacientëve, duke krijuar edhe pritje, bën të ditur “RTSH”.

Problemet me zemrën, veshkat por dhe ato gastrohepatologjike duket se janë shtuar më shumë ndërkohë që kësaj problematike i janë mbivendosur tani edhe rastet e reja me Covid-19.

Të vetmet urgjenca që drejtohen drejt spitalit të Traumës janë ato kirurgjikale abdominale të cilat edhe në këtë periudhë kanë pësuar rritje.

Urgjenca polivalente e QSUT, një ndër më të mëdhatë në vend përballon një fluks të jashtëzakonshëm pacientësh, të ardhur madje edhe nga rrethet. Krahasuar me periudhën e një viti më parë sëmunshmëria është rritur më 40% dhe kjo edhe si pasojë e komplikacioneve post-Covid. (Irma)