Bajpasi (Foto Atsh)

Bajpasi (Foto Atsh)

Bajpasi i Vlorës, aksi i ri panoramik që lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit, do të hapet në 9 korrik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, bëri të ditur se në këtë vepër publike po kryhen punimet e fundit, ndërsa për pak ditë do të bëhet edhe hapja përfundimtare për qarkullimin e automjeteve.

Bajpasi i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë. Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit.

Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me ndikimin më të lartë turistik, që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. (Elona)