Germimet Durres (Foto Facebook Ministria e Kultures)

Germimet Durres (Foto Facebook Ministria e Kultures)

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi se gërmimet në nëntokën e Durrësit kanë zbuluar një figurën e një perëndeshe.

Në një postim në rrjetet sociale, Margariti bën të ditur se projekti shqiptaro-francez “Topografia e Epidamne-Dyrrachion, Durrës”, bashkëdrejtuar nga prof. as. dr. Eduard Shehi nga Instituti i Arkeologjisë dhe prof. Catherine Abadie-Reynal nga Universiteti i Lionit 2, janë drejt përfundimit të gërmimeve arkeologjike në Forumin Bizantin dhe pranë kishës katolike të Shën Luçisë.

Ministrja bën të ditur se nga gërmimet në Forumin Bizantin janë arritur nivele të periudhës perandorake romake, ku u gërmua një banesë e shek. II e.s., e cila ishte shkatërruar tërësisht nga një zjarr i fuqishëm. Sipas arkeologëve, shtresa e djegies së banesës përmban shumë objekte të jetës së përditshme.

Germimet ne Durres (Facebook zyrtar Ministria e Kultures)

Germimet ne Durres (Facebook zyrtar Ministria e Kultures)

Mes objekteve të ndryshme, zbuluar këtë vit, bie në sy një figurinë bronzi e një personazhi femëror në lëvizje. Teksa pritet të pastrohet e konservohet, arkeologu Shehi thotë se mund të kemi të bëjmë me figurën e një perëndeshe (ndoshta Artemis ose Lar/Lares), pjesë e faltores së banesës. (Elona)