ISHP Covid (Foto RTSH)

ISHP Covid (Foto RTSH)

Pas më shumë se 7 javësh, relativisht të qetë, rikthehen humbjet e jetës nga Covid-19 në Shqipëri, ndërkohë që edhe infektimet po rriten dhe po ashtu edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor.

Ekspertët e Shëndetit Publik shprehen se pandemia nuk është zhdukur, madje në vjeshtë ata presin edhe përkeqësim të saj, bën të ditur “RTSH”.

Në qendrat shëndetësore mjekët kanë filluar sërish përdorimin e maskave dhe ruajtjes së distancës për shkak të rritjes së infektimeve.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik u bëjnë thirrje qytetarëve mos të neglizhojnë vaksinimin, sidomos gjatë kësaj periudhe të rritjes së kontakteve për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Pas dy dozave bazike, ekspertët rekomandojnë marrjen e dozës së parë përforcuese për të gjithë ata që kanë kaluar më shumë 6 muaj nga vaksinimi me dozën e fundit apo dhe nga infektimi, ndërsa doza e dytë përforcuese është e këshillueshme për të sëmurët kronikë. (Elona)