Satelitet - Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto RTSH)

Satelitet - Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto RTSH)

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” do të jenë gati brenda këtij viti. Vonesat sipas kryeministrit Edi Rama ndodhën për shkak të procedurave. Ai siguroi se nuk heq dorë nga ky projekt, që ndër të tjera do të shërbejë jo vetëm për monitorimin e plotë të territorit, por edhe për regjistrimin digjital të fermave, bën të ditur “RTSH”.

Në tetor 2021, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy satelitë të saj brenda marsit 2022, por për shkak të vonesave procedurale ata nuk janë ngritur ende.

Më herët edhe Ministria e Mbrojtjes tha se procedurat e tenderit për ngritjen e satelitëve u anuluan, pasi asnjë ofertë e paraqitur nuk përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Satelitët do të shërbejnë për të pasur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake. (Elona)