Instituti Konfuci (Foto Instituti Konfuci Facebook)

Instituti Konfuci (Foto Instituti Konfuci Facebook)

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës, u përfaqësua nga katër profesorë, anëtarë të saj, në trajnimin e organizuar nga Instituti Konfuci në “Eötvös Loránd University” (ELTE), Budapest, Hungari në datat 18-20 qershor 2022. Në këtë trajnim u diskutuan shumë çështje me rëndësi sa i përket metodikës dhe mënyrave inovative dhe profesionale në qasjen ndaj gjuhës dhe kulturës kineze nga profesorët e angazhuar, thuhet në një njoftim të postuar në rrjetet sociale nga Instituti Konfuci.

Në përfundim të trajnimit, u themelua Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Kineze për Evropën Qendrore dhe Lindore, ku Instituti Konfuci në Tiranë bashkë me homologë nga vendet e rajonit ishin ndër firmëtarët e parë. (Fatosi)