VCG

VCG

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe punonjësit e Kryeministrisë, i janë bashkuar një fushate për dhurimin e gjakut, njofton “RTSH”.

Shefi i qeverisë shqiptare bëri thirrje për forcimin e zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, që sipas tij është një kontribut jetik për fëmijët talasemikë.

“Miq, le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tonë”, -shkroi kryeministri Rama në një postim në “Facebook”.

Në Shqipëri ka rreth 600 fëmijë me talasemi. Prej dhjetë vitesh thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar “Dhuroni gjak, shpëtoni një jetë fëmije” po i përgjigjen gjithnjë e më shumë dhurues vullnetarë.

Por edhe pse ka pasur progres në fushatën sensibilizuese ende numri i dhuruesve të gjakut mbetet i pakët dhe mbulon vetëm 25% të kërkesave të fëmijëve talasemikë. (Fatosi)