Mbajteset prej letre (Foto Atsh)

Mbajteset prej letre (Foto Atsh)

Autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar hyrjen në fuqi më 1 korrik të gjobave për të gjithë ata që përdorin qese plastike. Vendimin e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”.

“Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin. Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave”, -shkroi Rama.

Më 1 qershor hyri në fuqi ligji për të ndaluar shitjen në çdo njësi tregtare të qeseve plastike njëpërdorimshe.

Çdo person që hedh në treg, prodhon, importon qese plastike do të dënohet me 500 mijë lekë gjobë. Në rast të përsëritjes së shkeljes, gjoba do të shkojë deri në 1.5 milionë lekë. Ndërsa nëse kjo shkelje ripërsëritet dënohet me revokimin e lejes/licencës së prodhimin dhe sekuestrimin e qeseve të ndaluara. (Fatosi)