Mjekja (Foto RTSH)

Mjekja (Foto RTSH)

Prej disa javësh qendrat shëndetësore po përballen me raste të shtuara të infektimeve me Covid-19. Mjekja Bruna Shiroka thotë për “RTSH”-në se ndryshe nga qetësia e një viti më parë në këtë periudhë, qershori po rezulton me infektime të reja, sidomos te të rinjtë e pavaknisuar, por edhe në subjekte të vaksinuara. Mjekja tërhoqi vëmendjen se shumë raste janë riinfektime për herë të dytë apo të tretë me Covid.

Klinika e simptomave është e ashpër në shumë raste, sipas mjekes, e kushtëzuar nga sëmundshmëritë kronike të pacientëve të prekur.

Numrin më të lartë të të infektuarve me Covid e mban Tirana, me 530 persona. Mjekët u bëjnë apel të rinjve të pavaksinuar të marrin dozat bazike kundër Covid-19 dhe mos të bëhen shkak për transmetimin e sëmundshmërisë së rëndë te familjarët. (Elona)