Rritja e infektimeve Covid (Foto Rtsh)

Rritja e infektimeve Covid (Foto Rtsh)

Rritja e infektimeve me Covid-19 në Shqipëri i faturohet grumbullimeve masive nëpër evente dhe fillimit të sezonit turistik.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) thonë se moshat e reja janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar pasi mbulimi vaksinal e tyre ka mbetur në 15%.

Epidemiologu Artan Simaku tha për “RTSH”-në se aktualisht në Shqipëri po qarkullon nënvarianti BA2 i Omicron dhe klinika e tij është lehtësisht e ngatërrueshme me gripin.

Pandemia Covid vazhdon pavarësisht qetësisë disajavore në infektueshmëri. Mjekët dhe ekspertët e ISHP-së rekomandojnë me forcë vaksinimin të paktën me dy dozat bazike, pasi situata në vjeshtë-dimër mund të përkeqësohet. (Elona)