Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, mori pjesë në një tryezë për koordinimin, bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punëve gjatë sezonit turistik veror.
Ministria njoftoi përmes një deklarate zyrtare se sezoni veror rrit ndjeshëm numrin e vizitorëve dhe për këtë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet qendrore e vendore, duhet punuar fort për të pasur plazhe të pastra dhe një bregdet të sigurt.
Foto:Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë
Pjesë e takimit ishte prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, kryetari i Qarkut Ervis Moçka, kryetarët e bashkive Himarë e Sarandë Jorgo Goro e Adrian Gurma, drejtori i landfildit në Bajkaj, Feruz Basho, si edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe firmave të kontraktuara për shërbimin e pastrimit në këto dy bashki bregdetare. (Irma)