Foto: Telegrafi. a

Foto: Telegrafi. a

Instituti i Statistikave në Shqipëri bëri të ditur se në maj 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 45 miliardë lekë, duke u rritur me 36.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6.9% në krahasim me prillin.

Sipas raportit të INSTAT-it, importet e mallrave në maj arritën vlerën 80 miliardë lekë, duke u rritur me 28.6% në krahasim me një vit më parë dhe me 2.3% në krahasim me një muaj më parë.

Instituti bën të ditur se deficiti tregtar i këtij muaji është 35 miliardë lekë, duke u rritur me 19.4% krahasuar me majin 2021 dhe është ulur me 3% në krahasim me prillin 2022. (Irma)