Foto: RTSH

Foto: RTSH

Për mbarëvajtjen e sezonit turistik, autoritetet shqiptare kanë hapur 29 qendra shëndetësore, me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, në zonat turistike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, deklaroi se janë 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat, për një sezon turistik të sigurt, përcjell “RTSH”.

“Kudo ku keni zgjedhur të pushoni, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt”, -shkroi kryeministri Rama.

Ai theksoi gjithashtu se në 29 qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë në zonat turistike janë 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat, si dhe janë garantuar barnat dhe materiale e nevojshme mjekësore. (Irma)