Foto: RTSH

Foto: RTSH

Projekti artistik “Ne” bëri bashkë artistë të njohur të skenës shqiptare me aftësi të veçanta, në një mbrëmje gala, e zhvilluar në skenën e Amfiteatrit të Liqenit Artificial në kryeqytet, bën të ditur “RTSH”.

Qëllimi i aktivitetit ishte jo vetëm dhënia e mundësisë së artistëve me aftësi të kufizuar të ngjiten në një skenë të vërtetë, por dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për mos t’i paragjykuar.

Falë zërit dhe interpretimit të tyre fantastik, artistët me aftësi të kufizuara përcollën mesazhin te publiku përmes performancave tejet profesionale, duke marrë duartrokitje të shumta nga artdashësit.

Aktiviteti u organizua nga Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Blerina Shalari, Ada Shalari, Franc Koruni, Stenaldo Mëhilli, Artur Demiri, Denisa Onjea, Ermal Vata, Ervin Demiri, Diego Zelka dhe motrat Tusha këngëtare dhe instrumentiste, performuan së bashku me Bojken Lakon, Irma Libohovën, Ines Memisharajn, Albana Lekën, DJ Tony & Tony; Armando Kllogjerin dhe Mario Dedën. (Irma)