Imazh Facebook kryeministri Edi Rama

Imazh Facebook kryeministri Edi Rama

Në Shqipëri kanë nisur aktivitetet për Javët Ndërkombëtare të Kulturës. Pas Francës, SHBA-së, Greqisë, Italisë dhe Izraelit, radhën e ka Spanja.

Aktivitetet për javën kulturore spanjolle do të vijojnë deri më 28 qershor, ku do të organizohen evente me kulturë spanjolle për të gjitha grupmoshat.

Kryeministri Edi Rama ka bërë ftesë për t’ju bashkuar Javës së Kulturës Spanjolle, ku sipas tij do të shfaqet një copëz e vogël por e bukur Spanje, nga muzika e kinemaja te legjendat e sportit, përcjell “RTSH”.

Javët Ndërkombëtare të Kulturës, me moton “Shqipëria mikpret botën” është një nismë e qeverisë shqiptare, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës si dhe vende të Bashkimit Europian. (Irma)