Ministrja e Bujqesise Frida Krifca (Foto Rtsh)

Ministrja e Bujqesise Frida Krifca (Foto Rtsh)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërhyrë për të tretin vit radhazi për dezinfektimit e plantacioneve të gështenjave në zonën e Malësisë së Madhe, njofton “RTSH”.

Kjo zonë vlerësohet si furnizuesi kryesor i tregut vendas dhe të huaj. Shqipëria ka 10.600 hektarë pyje me gështenja. Me mbi 6000 tonë gështenja në vit, Shqipëria zë vendin e 9-të për eksportin e tyre.

Eksportet e gështenjave “Made in Albania” rriten çdo vit duke gjeneruar miliona euro të ardhura në ekonominë e vendit. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

Biznesi i gështenjës bëhet favorizues për shkak se Shqipëria ka prodhim organik që mund ta shesë me çmim të lartë në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkaq gështenja ka më pak kosto se frutat e tjera, pasi rritet në pyje në gjendje të lirë dhe përgjithësisht kostot për mirëmbajtën e tyre janë më të ulëta se për llojet e tjera të frutave. (Fatosi)